Ka punuar më parë me Sarrin, Lazio piketon sulmuesin e Chelsea

Pasi siguruan pjesëmarrjen ne Champions League për sezonin e ardhshëm, Lazio po kërkon tashmë të bëjë një merkato me lojtarë me cilësi. Bardhekaltrit tashmë kanë shënjestruar një prej lojtarëve të Chelseat.

Siç raporton gazetari i njohur Alfredo Pedulla, Lazio është tashmë në ndjekje të sulmuesit Callum Hudson-Odoi. 22-vjeçari anglez ka punuar dhe më përpara me trajnerin Maurizio Sarri tek “blutë e Londrës”.

Tashmë objektivi kryesor i kryeqytetasve të Italisë është Hudson-Odoi, por nuk do të jetë aspak e lehtë për të arritur menjëherë tek ai. Gjithashtu dhe Berardi pëlqehej nga Lazio, por ky i fundit duket më afër kalimit te Juventusi. /oversport.tv