Ka shpresë për Juventusin, Tardelli: Do rikthehen ngadalë në rrugën e duhur

Kampioni i botës, Marco Tardelli, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” në lidhje me gjendjen aktuale të Juventus.

Bardhezinjtë janë në krizë rezultatesh në kampionat, por për Tardellin koha do i rikthejë në rrugën e duhur, duke kujtuar se çfarë ndodhi 6 vite më parë.

“Në 2016-tën ata e nisën dobët, por në fund morën kampionatin. Këtë herë nuk do e kenë të lehtë për shkak të konkurrencës, por Juve do rikthehet ngadalë në ritmin e duhur, minimum për vendin e 4-të”.

Në lidhje me Allegrin, ai u shpreh: “Ka bërë dhe ai gabime, por gjeti një ekip që nuk e ndërtoi vetë, përkundrazi duhej të hiqte dorë nga Ronaldo”.

Largimin e Ronaldos e sheh si një element të rëndësishëm që mungon në klubin bardhezi. “Kur gjërat nuk shkojnë mirë, të kesh një kampion që fsheh probleme të caktuara – dhe kur zgjidh disa ndeshje vetë, është një zakon që është e vështirë të heqësh dorë”, shprehet ai.

Ardhjen e Moise Kean e komenton si një rritje cilësie për të ardhmen, por kundërshton se mund të jetë një lojtar i rëndësishem për të marrë mbi supe përgjegjësi, dhe të zëvendësojë një emër si Ronaldo.

“Juventus paguan nga gabimet e Szczensy? Për Tardellin të gjithë portierët gabojnë, ndërsa mbrojtja nuk u organizua mirë tek goli i Rebic, duhej mbrojtur më mirë’, u shpreh italiani./Oversport.tv