Ka statistika më të mira se Osimhen, Napoli gati të investojë 12 milionë për sulmuesin

E ardhmja duket se është shkruar për Giovanni Simeonen. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Napoli i konsideron një investim të mirë 12 milionë eurot që nevojiten për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit nga Verona.

“Cholito” ka një mesatare (gola për minutë) në kampionat më të mirë edhe se ajo e Osimhen (86 kundër 95) dhe drejtuesit e Napolit kanë vendosur që të blejnë përfundimisht kartonin e argjentinasit.

Për më tepër nga Monza janë siguruar rreth 11 milionë euro nga shitja përfundimtare e Andrea Petagnas. Kur debutuesit të sigurojnë matematikisht qëndrimin në Serie A, atëherë do të bëhet e detyrueshme blerja e sulmuesit dhe Napoli mund të investojë këto para për të blerë përfundimisht kartonin e Simeones. / Oversport.tv