Ka surpriza në provat zyrtare, Bezzecchi do të niset i pari në Çmimin e madh të Tajlandës

Në Buriram një super Bezzecchi feston “pole position” e parë në karrierë në MotoGP, duke vendosur një rekord në pistë me kohën 1:29.671.

Piloti i skuadrës Mooney VR46 do të niset në vijën e parë të startit bashkë me Martin (Pramac) dhe Bagnaia (Ducati zyrtar).

Kryesuesi i renditjes për pilotë, Quartararo do të niset nga vendi i katërt dhe pas tij vijnë Zarco dhe Bastianini. 6 motorë Ducati janë mes 7 pozicioneve të para në start. Garën zyrtare të Çmimit të Madh të Tajlandës mund ta ndiqni nesër në orën 10:00 në platformën Tibo. / Oversport.tv