Ka zhgënjyer në Madrid, Chelsea planifikon të kthejë në skuadër “yllin” belg

Eden Hazard nuk është më i njëjti lojtar spektakolar që magjepsi botën me cilësitë e tij që prej transferimit te Real Madrid. Ai gjatë eksperiencës spanjolle ka pësuar më shumë dëmtime sesa ka luajtur në fushën e lojës. Prandaj ekipi i Florentino Perez po mendon ta largojë atë.

Sipas lajmeve më të fundit nga Anglia, Chelsea po mendon për një rikthim të bujshëm të mesfushorit belg në Londër. Për këtë arsye midis Chelseat dhe Real Madridit kanë nisur kontaktet e para për këtë transferim, ndërkohë Real kërkon si pjesë të marrëveshjes mbrojtësin Reece James.

Mesfushori belg ka dhënë dakordësinë për këtë transferim, por problem mbetet shuma e paguar nga Reali në 2019 prej 135 Milionë Euro. Galaktikët edhe pse e pranojnë si një gabim këtë transferim besojnë se shitja në Angli është mundësia e vetme për të rikuperuar sadopak nga ajo shumë.

Blutë e Londrës ofrojnë për yllin e Belgjikës maksimumi deri në 35 Milionë Euro. Ndërkohë Reali është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Chelseat Reece James.

Ai do të ishte një zëvëndësue i denjë i Dani Carvalaj. Trajneri i Galaktikëve Ancelotti e dëshiron patjetër në skuadër James sepse e shikon edhe si një investim jo vetëm për të tashmen por dhe për të ardhmen e klubit. /Oversport.tv