Kaçorri: Shensoi solli një mentalitet të ri, fitorja i dedikohet presidentit Kapllanaj

Një nga lojtarët më të mirë të Bylisit në sfidën ndaj Vllaznisë, Luis Kaçorri ka folur për Oversport pas suksesit të sotëm.

“E kishim organizuar lojën mirë dhe besoj se realizuam si duhet detyrat e dhëna nga trajneri. 3 gola deri tani? Pres që të jam më të mirën për ekipin, të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe të arrijmë objektivat.

Trajneri i ri? Solli një mentalitet tjetër, më shumë agresivitet. Ndonëse për ka kohë solli një frymë të re, që na ndihmoi që të dilnim nga ajo krizë rezultatesh.

Keni luajtur më mirë dhe keni humbur? Është e vërtetë, kur meriton më shumë merr më pak në futboll. Ne do të bëjmë maksimumin që të marrim rezultatet. Fitoren ia dedikojmë presidentit dhe do të bëjmë të pamundurën që t’ia shpërblejmë investimet e bëra”, ka thënë Kaçorri. / Oversport.tv