Kahn: Jam takuar me Raiolan. Haaland? Nuk flas për lojtarë të klubeve të tjera

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Oliver Kahn ka konfirmuar se është takuar gjatë ditëve të kaluara në Montekarlo me Mino Raiola, agjentin e Erling Haaland.

“Po është e vërtetë. Por gjatë kësaj jave kam qenë edhe në Londër. Udhëtoj shumë në Europë dhe është normale që të takohem me agjentë të ndryshëm. Nuk do të flas publikisht për bisedën që patën.

Haaland? Luan për Borussia Dortmund dhe në këto momente është i dëmtuar. Kam thënë gjithmonë që nuk më pëlqen të flas për lojtarë të klubeve të tjera”, ka thënë Kahn për “Sky Deutschland”. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Facebook