Kaka: Botërori pa Italinë është një mëkat, Milanit i uroj titullin kampion

Legjenda e Milanit dhe e futbollit brazilian e jo vetëm, Kaká, u intervistua nga Rai Sport përpara shortit të Kupës së Botës. Ai shprehu keqardhjen e tij për sa i përket mungesës së Italisë në Kupën e Botës, si dhe i uroi fat Milanit për titullin kampion.

“Më vjen shumë keq si për Italinë ashtu edhe për Kupën e Botës, sepse një Botëror pa Italinë është për të ardhur keq. Kjo mospjesëmarrje ngre alarm për futbollin italian. Nga jashtë nuk i shoh të gjitha këto probleme, por gjithmonë ka diçka për të përmirësuar.”

Më pas Kaká komentoi shkurt edhe për Milanin që është duke luftuar për titullin kampion të Serie A: “I uroj fat të madh Milanit dhe Maldinit, shpresoj që kuqezinjtë ta mbyllin kampionatin në vendin e parë”. /oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook