Kalendari i “Abissnet Superiore” pëson sërish ndryshime, ja kush janë ditët dhe oraret e reja të javës së 12-të

Kalendari i javës së 13-të të “Abissnet Superiore” ka pësuar sërish ndryshime. Ndeshja midis Vllaznisë dhe Tiranës e programuar për ditën e shtunë është shtyrë për të dielën më 13 nëntor në orën 13:00. Arsyeja është protesta që do të zhvillohet ditën e shtunë dhe Policia e Shtetit e kishte të pamundur sigurimin e rendit publik.

Është spostuar gjithashtu edhe sfida midis Partizanit dhe Bylisit. Kjo përballje do të luhet ditën e hënë më 14 nëntor në stadiumin Partizani në orën 16:00.

Sa i përket kalendarit të plotë, të dielën në orën 13:00 do të luhen gjithashtu edhe sfidat Egnatia-Laçi dhe Kastrioti Kukësi. Të hënë përveç Partizani-Bylis që starton në orën 16:00, më parë në orën 13:00 do të luhet edhe përballja derbi mes Teutës dhe Erzenit.

Kujtojmë që në Oversport do të ndiqni gjithashtu edhe dy sfida të Kategorisë së Parë. Të shtunën në orën 13:00 do të luhet Besa-Dinamo, ndërsa të hënë Korabi-Skënderbeu. /oversport.tv