Në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit shqiptar, që do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Të shtunën do të luhen takimet Bylis-Tirana dhe Erzeni-Kukësi. Sfida mes shijakasve dhe verilindorëve ishte programuar të luhej në orën 16:00, por është shtyrë me një orë dhe do të luhet në orën 17:00 në “Niko Dovana”.
Të dielën do të luhen tre sfidat e tjera të kampionatit, që më pas do të bëjë një pauzë 2 javore për ti lënë skenën skuadrës kombëtare, që do të startojë fushatën eliminatore të Kampionatit Europian. / Oversport.tv