Është hedhur shorti i Serie A për sezonin 2023-2024 që do të startojë më datë 20 gusht dhe do të përfundojë më 26 maj. Goglat sot kanë përcaktuar edhe ndeshjet që do të nisin kampionatin, si dhe të gjitha takimet e tjera të Serie A.
Kampionët në fuqi të Napolit do ta nisin kampionatin përballë Frosinones që vjen nga Serie B, ndërsa Interi do të presë në shtëpi Monzën për derbin e vogël. Milani do të ndeshet në transfertë ndaj Bolognas dhe Juventusi do të përballet me Udinesen jashtë shtëpisë.
Emocionet e derbit të Milanos do të vijnë që në javën e katërt të kampionatit, ku ndeshja e parë në të cilën Interi do të jetë pritës, do të luhet më datë 17 shtator, ndërsa takimi ku Milani është pritës luhet në javën e 33-të më datë 21 prill.
Përballja e parë e derbit të kryeqytetit do të luhet në javën e 12-të ku Lazio do të jetë pritës ndaj Romës. Ndërsa verdhekuqtë do të presin lacialët në javën e 31-të më datë 7 prill.
Për sa i përket derbit të Italisë, Juventusi do të presë në shtëpi Interin në javën e 13-të më datë 26 nëntor. Ndërsa derbi i dytë i Italisë do të luhet në Milano ku zikaltrit presin bardhezinjtë në javën e 23-të më datë 4 shkurt. /oversport.tv