Kalendari i Serie A për sezonin 2023-2024, publikohen ndeshjet e javës së parë

Është hedhur shorti i Serie A për sezonin 2023-2024 që do të startojë më datë 20 gusht dhe do të përfundojë më 26 maj. Goglat sot kanë përcaktuar edhe ndeshjet që do të nisin kampionatin, si dhe të gjitha takimet e tjera të Serie A.

Kampionët në fuqi të Napolit do ta nisin kampionatin përballë Frosinones që vjen nga Serie B, ndërsa Interi do të presë në shtëpi Monzën për derbin e vogël. Milani do të ndeshet në transfertë ndaj Bolognas dhe Juventusi do të përballet me Udinesen jashtë shtëpisë.