Kallaku: Barazimi do ishte zhgënjyes me Partizanin! E ardhmja? Ja situata

Sherif Kallaku ka dalë në konferencë në prag të ndeshjes që Teuta luan në “Elbasan Arena” kundër Partizanit. Mesfushori përpara mediave ka deklaruar:

“Jam mësuar të marr përgjegjësi dhe nuk ka pasur ndikim tek unë. Jam munduar të përmirësohem në stërvitje, pasi atë paraqet edhe në ndeshje. Jam në rritje dhe do e rris lojën time”.

“Ndjej keqardhje për pikët e lëna me Skënderbeun. Luajtëm mirë, por ndonjëherë fati nuk është me ty. U ndëshkuam nga hiçi. Detajet bëjnë diferencën. Me një gol para nuk ke fituar, duhet të dyfishojmë. E pamë me Kastriotin dhe na ndodhi edhe me Skënderbeun”.

“Kemi qenë mirë gjatë kësaj jave. Kam shumë besim se nesër ndaj Partizanit do marrim tre pikët. Kjo është ndeshja e duhur për të marrë tre pikët. Unë personalisht do isha i zhgënjyer nëse do të merrnim një pikë”.

“E ardhmja te Teuta? Akoma nuk kam pasur një bisedë për të ardhmen time me Lokomotivën. Më kanë kërkuar të flas me ta nga afër”, ka përfunduar Kallaku deklaratën e tij. / oversport.tv