Kallaku: Nuk refuzohet Partizani! Vllaznia “mace e zezë”? Uroj të jem unë fati

Sherif Kallaku ishte një nga përforcimet e Partizanit në merkaton e janarit. Mesfushori ka folur sot para mediave, në prag të duelit kundër Vllaznisë.  “Që ditën e parë që kam ardhur kam ndjerë ngrohtësi nga shokët. Nuk e kam pritur.

Është e vështirë të ingranohesh me ekipin kur lëviz në janar. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Me profesor Mehmetin po përshtatemi dhe duhet ta vëmë në vështirësi kë të fusë në formacion. Është trajner i mirë dhe shpresoj të kemi fat e të marrim rezultate”.

Kallaku u shfaq nervoz kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Teutës, por ajo çështje është harruar tani. “Kam bërë një autokritikë, i kam kërkuar falje skuadrës. E kisha nga ego ime, nuk kam asgjë me trajnerin dhe lojtarët e tjerë. Kjo nuk do të ndodhë më”.

“Vllaznia mace e zezë për Partizanin? Shpresoj të jem shans nesër dhe ta thyejmë këtë macen e zezë. Partizani ka zhvilluar ndeshje të mira. Nuk jap premtime, por shpresoj të bëjmë më të mirën tonë. Nuk i trembem. Ekipet më të vështira janë ato që janë më të dobëta në letër. Me ato lihen pikët. Shpresoj të fitojmë nesër, meqë nuk kemi fituar me ekipet lart nesh në tabelë”.

“Vij nga Fushë-Kruja ku ka shumë tifozë të Partizanit. Si mund t’i them jo këtij klubi. E kërkova huazimin vetë nga Lokomotiva. Kisha tre takime me presidentin atje dhe mora OK-in. Doja të merrja formën time, mund ta bëja edhe atje. Erdha për ta ndihmuar Teutën, nuk e di nëse e bëra, ata e dinë më mirë.  Nuk kam bërë ende asgjë. Shpresoj të vazhdoj ta ndihmoj Partizanin dhe të marrim rezultate pozitive”. / oversport.tv