Kallaku: Teuta ka cilësi të mira, arsyen e largimit nga Tirana nuk do ta them kurrë

Nuk mundi dot të debutonte në Kupën e Shqipërisë me Teutën në sfidën e sotme të mbyllur në barazim përballë Erzenit. Bëhet fjalë për Sherif Kallakun afrimin më të ri të Teutës i cili foli pas ndeshjes për mikrofonin e Oversport ku zbuloi edhe objektivat e tij.

“Do jem pjesë e skuadrës. Kam zgjedhur numrin 59 me të cilin e kam nisur edhe në Superligë. Normalisht që do të doja shumë të isha në fushë, por jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Mendojmë se bëjmë një paraqitje të mirë edhe pse pësuam gol, arritëm të reagonim.”

OBJEKTIVAT-“Qëllimi është që Teuta të shkojë sa më lartë dhe shpresoj të jem fat me Teutën dhe të gjej veten. Mendoj se Teuta ka nevojë për shpirtin e garës, sepse me cilësitë që ka në kampionat nuk ka shumë diferenca.”

LARGIMI NGA TIRANA- “Unë Tiranës i uroj shumë sukses dhe i falenderoj të gjithë çunat dhe trajnerit Shehi që kam kaluar shumë mirë. Pavarësisht arsyes time të largimit që s’do ta them kurrë në media, shpresoj që Tirana të shpallet kampion.” /oversport.tv