“Kam akoma për të treguar”, Pastore prezantohet në LaLiga

Javier Pastore është prezantuar me skuadrën e tij të re, Elche në LaLiga. Argjentinasi ka folur edhe për aventurën e pafat tek Roma:

“Vij nga tre vite ku nuk kam patur vazhdimësinë që prisja. Kisha nevojë që të luaja dhe të tregoja veten. Jam shumë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë dhe tashmë duhet ta tregoj në fushën e blertë se sa vlej. Kisha nevojë për një javë shtesë për t’u ambjentuar me skuadrën”-ka deklaruar mesfushori.

Për të ardhmen argjentinasi është shprehur: “Nuk vij këtu për të dalë në pension, sepse po të kisha menduar tërheqjen nga futbolli do të kisha shkuar në Argjentinë tek klubi ku jam formuar si futbollist.

Jam 32 vjeç dhe shoh lojtarë të moshës 39-40 vjeçare që luajnë në nivele të larta. Nuk e di nëse kështu do të jetë edhe rasti im, por besoj se do të luajë në nivele të larta edhe për 2-3 vitet e ardhshme”-ka përfunduar Pastore./Oversport.tv