“Kam marrë vendime të rëndësishme për karrierën”, Jurgen Uldedaj flet për Oversport

Një mbrëmje magjike boksi e cila do të startojë prej orës 20:00 më 4 janar do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Boksieri i njohur shqiptar Jurgen Uldedaj do të rikthehet në ring në arenën “York Hall” në Londër  ku do të përballet me argjnetinasin Bruno Igor Hong.

Përpara kësaj sfide, Uldedaj ka folur për Oversport ku ka zbuluar edhe disa detaje nga ky duel shumë i rëndësishëm për karrierën e boksierit nga Lezha.

“Më datë 4 shkurt rikthehem përsëri në ring pas një pauze 2-vjeçare. Kësaj radhe rikthehem më në fund në epiqendrën e boksit në botë, në Londër. Gjatë kësaj periudhe kam punuar shumë fort dhe kam marrë disa vendime dhe ndryshime sa i përket karrierës time. Rrethohem nga një skuadër komplet e re, në një vend të ri dhe mezi pres që t’ju tregoj shqiptarëve ndryshimet e mia të cilat kam pasur shumë. Më datë 4 shkurt ju ftoj të gjithëve të më ndiqni live në Oversport dhe Tibo duke filluar nga ora 20:00.”

Uldedaj do të debutojë në Britaninë e Madhe, që këto vitet e fundit është kthyer në qendrën e boksit profesionist, ashtu siç ishin SHBA-të vite më parë.

Boksieri 25-vjeçar nga Lezha, që ka edhe pasaportë gjermane, ka një karrierë të spikatur në boksin profesionist ku ka arritur të koleksionojë 14 fitore në po aq sfida të zhvilluara, ku 5 nga këto triumfe kanë ardhur me Knock Out (KO).

Jurgen Uldedaj aktualisht është kampion në tre disiplina: WBO Youth World Champion, WBC Youth World dhe BDB International Champion.

Rivali i Uldedaj, Bruno Igor Hong është një boksier 33-vjeçar që në karrierën e tij si profesionist ka zhvilluar 21 sifda ku ka fituar 11, ka barazuar 2 dhe ka humbur 8 beteja.

Një mbrëmje të madhe boksi do të ndiqni të shtunën e 4 shkurtit në Oversport dhe Tibo prej orës 20:00. /oversport.tv