“Kam projekt me 10 miliard €”, De Laurentiis lëshon “bombën”: Ky sistem nuk bën më!

12 klubet u rebeluan dhe menduan të krijojnë Super League, por në fund  pre tyre u tërhoqën. Real Madrid, Juventus dhe Barcelona ëndërrojnë ende, por ka edhe të tjerë që mendojnë se klubet duhet të fitojnë më shumë nga kompeticionet europiane.

I fundit që flet është Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit. Mes të tjerash, në intervistën e dhënë për Daily Mail, ai ka deklaruar:

“Sistemi nuk funksionon më. Champions dhe Europa League nuk prodhojnë të ardhura të mjaftueshme për klubet, që të justifikohet pjesëmarrja në to. Për të qenë konkurrues të duhen më shumë lojtarë klasi.

Kjo do të thotë që duhet të shpenzosh më shumë para dhe ato që merr nga kompeticionet europiane nuk mjaftojnë. Kjo është arsyeja pse klubet duhet të flasin me njëri-tjetrin për të dalë me një turne më modern dhe që të ketë më shumë fitime për të gjithë ne”.

Me tej De Lurentiis thekson se kampionatet në ligat më kryesore duhet të kenë më pak skuadra, deri në 18.  “Duhet të ulim numrin e ndeshjeve duke ulur numrin e skuadrave në kampionatet kryesore në Europë.

Gjithashtu të krijojmë një ligë europiane ku në të të futesh me meritë, bazuar në atë që ekipet arrijnë në ligat respektive.  Kam një projekt gati, që do të sillte 10 miliard euro në ndeshjet europiane, por ne kemi nevojë për gatishmëri dhe pavarësi totale”, është shprehur presidenti i Napolit. / oversport.tv