Kamberi rikthehet në Zvicër, sulmuesi kuqezi huazohet te Winterthur

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi është lojtari i më i ri i Winterthur. Pas aventurës te Sheffield Wednesday sezonin e kaluar, lojtari ka zgjedhur që të rikthehet në Superligën zvicerane.

Ka qenë vetë klubi i Winterthur, ai që ka njoftuar këtë goditje në merkato. Kamberi ka ardhur në formë huazimi nga St.Gallen.

“Sulmuesi 27-vjeçar ka shumë eksperiencë sepse ka luajtur në disa kampionate, duke shënuar 44 gola. E mirëpresim Kamberin te Winterthur dhe i urojmë shumë sukses në Superligë”, shkruhej mes të tjerash në njoftimin e klubit zviceran. / Oversport.tv