Kampionati Europian i Volejbollit, Bullgari-Itali dhe Gjermani-Francë live në Oversport

Kampionati Europian i Volejbollit 2021 për meshkuj ka hyrë në një fazë mjaft interesant. Dita e 6-të e ndeshjeve të këtij turneu sjell plot tetë sfida, ku spikasin Bullgari-Itali (ora 15:45) dhe Gjermani-Francë (ora 19:00) të cilat do të transmetohen Live dhe eksluzivisht në Oversport.

4 skuadrat e para do të kualifikohen për në raundin final të turneut dhe deri tani Polonia, Turqia dhe Holanda e kanë siguruar një biletë mes 16 më të mirave të Europës.

Edicioni i 32-të i Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj zhvillohet në 4 vende: Poloni, Republikë Çeke, Estoni dhe Finlandë.

Serbia është kampionia në fuqi e këtij kompeticioni, por rivalët që kërkojnë t’i rëmbejnë kurorën janë të shumtë në këtë edicion.

Takimet më interesante të ndeshjeve në grupe si dhe të gjitha ndeshjet me eleminim direkt do të transmetohen Live dhe eksluzivisht në kanalet Oversport në Shqipëri dhe Kosovë./Oversport.tv