Janë përcaktuar 16 skuadrat që do të vazhdojnë aventurën e tyre në Kampionatin Europian të Volejbollit për meshkuj.
Kompeticioni futet në fazën më interesante, sepse tani fillojnë ndeshjet me eleminim direkt që do të zhvillohen në Poloni dhe në Çeki.
Poloni-Finlandë dhe Rusi-Ukrainë janë dy sfidat e para të 1/8-ve të finales, që do të luhen në 11 shtator.
Holandë-Portugali, Serbi-Turqi, Itali-Letoni dhe Gjermani-Bullgari do të luhen në 12 shtator.
Francë-Republikë Çeke dhe Slloveni-Kroaci janë dy sfidat e 13 shtatorit.
Ndeshjet më interesante të Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj 2021 do të transmetohen Live dhe eksluzivisht në Oversport.