Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së 6-të të Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj, që transmetohet Live në Oversport.
Në Grupin A Polonia ka mposhtur pastër 3-0 Belgjikën, duke koleksionuar fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura në këtë kompeticion. Polakët qëndrojnë në krye të grupit me 12 pikë dhe kanë siguruar një vend në turin tjetër.
Falë fitores 3-1 përballë Portugalisë, edhe Serbia ka siguruar kualifikimin në turin tjetër në këtë grup.
Italia ka mposhtur Bullgarinë 3-1 dhe falë këtij suksesi ka siguruar kualifikimin. 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura ka arritur skuadra “axurre “ në Grupin B. Në ndeshje tjetër të grupit, Sllovenia ka mposhtur 3-0 Bjellorusinë dhe është ngjitur në vend të dytë.
Supersfida e grupit C, Turqi-Holandë përfundoi 1-3. Holandezët marrin kreun e grupit, por gjithsesi të dyja këto ekipe janë kualifikuar për në raundin tjetër.
Spanja ka mposhtur 3-1 Maqedoninë e Veriut, duke marrë fitoren e parë në këtë grup. Maqedonasit kanë pësuar 4 humbje në po aq ndeshje të luajtura.
Fitorja 3-1 përballë Gjermanisë i dhuroi Francës vendin e parë në Grupin D, si dhe një biletë në turin tjetër të turneut. Sllovakia ka mposhtur 3-2 Letoninë në ndeshjen tjetër të këtij grupi.