Kampionati Europian i Volejbollit, peshat e rënda zbresin në Oversport

Ka startuar në 1 shtator Kampionati Europian i Volejbollit 2021 për meshkuj, që për herë të dytë do të zhvillohet në katër vende: Poloni, Republikë Çeke, Estoni dhe Finlandë.

24 skuadrat pjesëmarrëse dhe ndeshjet më të rëndësishme të edicionit të 32-të të këtij turneu do të mund ti ndiqni Live në Oversport.

Platforma Oversport ka eskluzivitetin e këtij kompeticioni për Shqipërinë dhe Kosoven deri në 2024-n.

Dita e dytë e këtij turneu do të jetë shumë premtuese, pasi do të debutojnë tre pesha të rënda të kontinentit, kampionët në fuqi të Europës, Serbia, kampionët në fuqi të Botës, Polonia dhe medalistët e argjentë në Olimpiadën e Tokios, Rusia.

Nga 5 ndeshjet e ditës së sotme, Rusi-Turqi dhe Belgjikë-Serbi do të transmetohen Live në Oversport, respektivisht në orën 16:00 dhe 20:30.