Kampionati skocez live në Oversport, Celtic gati për fitoren e radhës

Emocionet e kampionatit skocez te futbollit vijojnë në ekranin e Oversport dhe Tibo me takimet e javës së 19 të cilat luhen të mërkurën në mbrëmje.

Natyrisht vëmendja kryesore do të përqëndrohet tek kampionët në fuqi të PremierShip, Celtic. Skuadra e Postekoglu gjendet në vendin e parë në renditje me 51 pike, 9 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga rivalët e përjetshëm të Rangers.

Për llogari të javës së 19 Celtic do të udhëtojë për t’u përballur në transfertë kundër Hibernian, këta të fundit renditen në vendin e shtatë, në kuotën e 23 pikëve dhe vijnë pas fitores se shkëlqyer 4-0 përballë Livingstone në shtëpi një javë më parë, sukses që i dha fund serisë prej 4 humbjesh radhazi.

Kampionët në fuqi vijnë pas një serie prej 11 fitoreve radhazi, kurse formacioni i trajnerit Jonson nuk fiton ndaj Celtic që prej dhjetorit të vitit 2018. Ndeshja Hibernien-Celtic do të vijë drejtperdrejt në Oversport të mërkurën ora 21:00.

Rivalët e Rangers ndërkohë luajnë përballë Motherwell në shtëpi 15 minuta më herët, po në oran 20:45 kalendari përcakton edhe takimet Klimanrok-Aberdin, Livingston-St Mirren, dhe St Johnston-Harts. /oversport.tv

Foto: Celtic Football Club, Twitter