Kampionati skocez në Oversport dhe Tibo, kalendari dhe datat e turneut

Liga profesioniste e futbollit në Skoci (SPFL) ka publikuar kalendarin e sezonit 2022/2023 të Premier Ligës skoceze, një event që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Kampionati skocez do të startojë në fund të muajit korrik. Sfida Livingston-Rangers do të çelë sezonin e ri në 30 korrik në orën 1:00, ndërsa kampionët e Celtic do të fillojnë të mbrojnë titullin në shtëpi përballë Aberdeen të dielën e 31 korrikut në orën 17:30. Kilmarnock do të festojë rikthimin në elitën e futbollit skocez në shtëpi në sfidën kundër Dundee United.

Përballja e parë mes Celtic dhe Rangers do të luhet në fillim të shtatorit, ndërsa derbi i Edinburgut mes Hibernian dhe Heart of Midlothian do të zhvillohet në fundjavën e parë të gushtit.

Premier Liga skoceze do të ndalojë në 12 nëntor për shkak të Kupës së Botës dhe do të rifillojë në 17 dhjetor. Kampionati skocez përfundon në maj të vitit 2023. / Oversport.tv

Foto: spfl.co.uk