Kampioni Philip Lahm krah FIFPro, i thotë “jo” Botërorit çdo dy vite

FIFPro doli kundër Kupës së Botës çdo dy vite, duke e cilësuar si një plan për qellime komerciale. Shumë janë kundër, por edhe pro.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Philip Lahm, i cili në “Brazil 2014” e ngriti trofeun si kapiten i Gjermanisë. Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë është shprehur:

“Si lojtar jam ndjerë gjithmonë i lumtur dhe si tifoz më duket pozitive që ka një turne të rëndësishëm, Europian ose Botëror, ccdo dy vite.  Jam absolutisht i bindur që gjërat duhet të mbeten ashtu si janë”. / oversport.tv