Rezultatet jo të mira te Barcelona kanë vënë në diskutim të ardhmen e trajnerit Ronald Koeman dhe gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë emra që kanë qarkulluar për të pasuar holandezin.
Së fundmi në skenë ka dalë edhe Marcelo Gallardo, trajneri i River Plate në Argjentinë. 46-vjeccari ka kontratë deri më 31 dhjetori 2021 dhe sot është ngacmuar në konferencën për shtypin.
“Jam i fokusuar vetëm te River Plate. Të gjithë e dinë se dua të respektoj kontratën time aktuale dhe nuk kam asnjë arsye të ndryshoj mendje”, tha fillimisht Gallardo.
“A më ka kontaktuar Barcelona? Nuk ka kuptim që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, shtoi trajneri i River Plate, i cili është në krye të kësaj skuadre prej vitit 2014 dhe në të shkuarën ka drejtuar skuadrën e Nacional. / oversport.tv
River Plate manager Marcelo Gallardo answers on Barcelona rumours: “I’m only focused on River. Everyone knows that I want to fulfill my current contract and I’ve no reason to change my mind. If Barça contacted me? Makes no sense to answer this question…”. 🔴🇦🇷 #River #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 1, 2021