Samuel Eto’o ka shpallur kandidaturën për t’u bërë president i federatës së Kamerunit. Ish-sulmuesi i njohur thotë se do të garojë për të marrë drejtimin e futbollit në vendlindje. Mes të tjerash ai ka analizuar edhe pak futbollin spanjoll dhe lëvizjet që ka bërë PSG-ja.
Si ju duket skuadra që ka krijuar PSG-ja në këtë sezon?
Al Khelaifi ka krijuar një ekip të frikshëm me bashkëpunëtorët e tij. Tani duhet të presim nëse kjo skuadër do të fitojë ato që do të fitojë.
E prisnit largimin e Lionel Messit nga Barcelona?
Si shumë të tjerë jo. Pak njerëz e imagjinonin Mesin që të linte Barcelonën. Por ky është futbolli. Në këtë botë kurrë nuk mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhë.
Bashkë me Leon, edhe Ramos është në Paris…
Janë lojtarë të mëdhenj dhe PSG-ja e ka privilegj që t’i ketë. Parisi është një nga qytetet më të mira në botë. Edhe skuadra është e mirë për ta.
Nëse nuk fitojnë Champions-in këtë sezon mund të quhet dështim?
Këta lojtarë janë mësuar që të luajnë nën presion. Pas 20 vitesh karrierë nuk ndryshon situate tani. Madje, për PSG-në është diçka pozitive që t’i ketë në skuadër.
Si e shpjegoni faktin që Parisi nuk e pranoi ofertën e Realit për Mbappe?
Nuk e di çfarë oferte ishte. Por jam i kënaqur që luan te PSG. Kur shohim monstrat si Ronaldo dhe Mesi lutemi që të qëndrojnë sa më shumë në futboll, por kanë një moshë të caktuar dhe do të dalin të rinj. Dhe një prej këtyre të rinjve sigurisht që është Kylian.
Po Haaland?
Haaland është një bishë, por Kylian është Kylian.
Barcelona është në një situatë dramatike. Si ju duket?
Është në krizë ekonomike, por kjo situatë është kudo me përjashtim të 3-4 klubeve. Kriza nuk vjen sot për sot. Është e akumuluar.
Po Realin si e sheh?
Reali mund të krenohet për faktin që ka sulmuesin më të mirë në botë: Karim Benzema. Njerëzit mund të debatojnë për njërin apo për tjetrin, por ai është më i miri.
E sheh si kandidat për “Topin e Artë”?
Nëse do të varej nga unë, ai do ta meritonte gjatë kësaj kohe. Por ka edhe shumë të tjerë që nuk e kanë fituar si Raul, Maldini, Roberto Karlos dhe shumë të tjerë të rëndësishëm.