Kandidatët për stolin e Belgjikës, në skenë del edhe emri i legjendës italiane

Belgjika është në kërkim të trajnerit të ri dhe në mediat vendase kanë dalë në skenë disa emra të ndryshëm. Një prej kandidatëve kryesorë është Thiery Henry i cili ka qenë gjithashtu dy herë pjesë e Kombëtares belge në periudhën e trajnerit Roberto Martinez.

Megjithatë, në mediat vendase ka dalë në skenë një tjetër emër i njohur i futbollit. Bëhet fjalë për legjendën italiane Andrea Pirlo. Ky i fundit aktualisht është trajner i skuadrës turke Fatih Karagumruk, por është i hapur për një eksperiencë të re.

Belgjika do të nisë këtë javë intervistat me të gjithë trajnerët që janë kandidatë për të marrë drejtimin e stolit dhe midis tyre pritet të jetë edhe Pirlo. Kjo mund të jetë një tjetër eksperiencë e rëndësishme e Pirlos që përveç Fatih Karagumruk, ka trajnuar më parë edhe Juventusin. /oversport.tv

Foto: juventus.com