Simone Inzaghi e ka kthyer Interin e tij në një makineri golash. Ajo që bie më shumë në sy për ekipin zikaltër është se golat nuk vijnë vetëm nga lojtarët e sulmit, por shënuesit janë të shumtë.
Dy lojtarët e fundit që kanë shënuar për zikaltrit janë Ranocchia dhe Sensi. Të dy lojtarët shënuan në sfidën e Kupës së Italisë kundër Empolit duke e çuar në 20 numrin e lojtarëve që kanë shënuar këtë sezon për Interin.
Një statistik e frikshme kjo për zikaltrit. Ata janë tashmë ekipi i vetëm në pesë kampionatet kryesore që kanë shënuar me 20 lojtarë të ndryshëm. Asnjë ekip tjetër deri tani nuk ia ka dalë dot ta arrijë këtë gjë. /oversport.tv
💪 | TEAM
Sono 20 i marcatori stagionali dell'Inter, più di ogni altra squadra nei cinque grandi campionati europei considerando tutte le competizioni.#ForzaInter #CoppaItaliaFrecciarossa #InterEmpoli pic.twitter.com/xTRF5inPrQ
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) January 20, 2022