Kaos në Angli, ultrasit e Napolit arrestohen nga policia

Ndeshja mes Leicester City dhe Napolit dhuroi emocione të mrekullueshme në fushën e blertë, por në tribuna nuk munguan trazirat.

Ultrasit e Napolit dhe tifozë te Leicesterit u kapën nga kamerat teksa sulmonin njëri tjetrin. Një paralajmërim për një sulm të mundshëm u dha pa nisur ende takimi.

E gjitha filloi me një hedhje shisheje mes dy fraksioneve. Rojet e sigurimit, për të shmangur përplasjen, ndërhynë duke u përpjekur të hiqnin tifozët blu.

Ndodhi një luftë, veçanërisht kur oficerët e sigurisë u përpoqën të bllokonin disa tifozë të emocionuar. Në atë pikë, ultrasit e tjerë napolitanë filluan sulmin për të liruar shokët e ndaluar nga siguria. Disa minuta më vonë qetësia u kthye pasi tifozët e bllokuar u bashkuan me grupin e tyre.

Policia ishte aty për të identifikuar autorët e ngjarjes, duke proceduar penalisht për shkelje 12 ultras napoletanë.

Vonë në mesnatë, autoritetet lokale lëshuan deklaratë zyrtare ku dënojnë sjellje të tilla nga tifozë që vizitojnë stadiumin duke i quajtur “të turpshme”.