E pabesueshme ajo që ka ndodhur në supersfidën e futbollit amerikano-jugor. 7 minuta pas fillimit të takimit, autoritet shëndetësore të San Paolos kanë ndërprerë ndeshjen, sepse 4 lojtarë të kombëtares argjentinase (Emiliano Martinez, Romero, Lo Celso dhe Buendia) që luajnë në Angli, nuk kanë bërë karantinën e detyruar para se të vijnë në Brazil.
Të gjithë janë çuditur, kur kanë parë autoritet shëndetësore në fushë. “Duhet të ishte një festë. Mundësia për të parë lojtarët më të mirë në Botë. U mërzita shumë. Nuk duhej të kishin ndërhyrë ashtu”, – shkroi në Twitter trajneri i Argjentinës, Scaloni.
Ka reaguar edhe presidenti i federatës argjentinase të futbollit, Carlos Tapia: “Ajo që ndodhi është diçka negative për futbollin, një pamje e shëmtuar. 4 persona futen për të ndërprerë ndeshjen dhe drejtuesit e CONMEBOL u bënë presion lojtarëve të kthehen në dhomat e zhveshjes.
Ka rregulla shëndetësore në çdo turne të Amerikës së Jugut, të miratuara nga autoritetet e secilit vend dhe ne Ii kemi respektuar”. / oversport.tv