Kaos në Serie A, autoritetet nuk lejojnë Torinon të udhëtojë në Bergamo

Asnjë udhëtim në Bergamo për Torinon. Autoritetet lokale të Torinos kanë bllokuar ekipin për t’u nisur për sfidën ndaj Atalantës që është programuar për ditën e nesërme.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ASL Torino ka marrë vendimin që mos t’i lejojë lojtarët granada pasi dolën tetë raste më covid në ekip. Gjithashtu ata i kanë urdhëruar ata që të futen të gjithë në izolim pas rasteve.

Për Torinon në rrezik nuk është vetëm sfida e nesërme ndaj Atalantës. Ata mund të humbasin edhe ndeshjen e fundjavës ndaj Fiorentinës. /oversport.tv