Kaosi Salernitana! Nëse përjashtohet, do të zerohen pikët e fazës së parë

Ekziston realisht mundësia dhe do të ishte një precedent i bujshëm në Serie A: Salernitana mund të përjashtohet nga kampionati, duke e lënë kompeticionin me vetëm 19 skuadra.

Nëse kjo ndodh atëherë do të zeroheshin të gjitha rezultatet që skuadra kampane ka marrë gjatë fazës së parë të kampionatit dhe padiskutim që do të favorizoheshin skuadrat që nuk kanë arritur të fitojnë kundër saj, pra Venezia dhe Genoa (të vetmet që janë mundur nga Salernitana) si dhe Verona dhe Cagliari (që kanë barazuar).


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Të gjitha skuadrat e tjera të Serie A do të gjendeshin me tre pikë më pak në tabelën e klasifikimit.

Kampionati do të merrte një tjetër formë dhe thuajse të gjitha klubet shpresojnë që përjashtimi i klubit nga Serie A të jetë alternativa e fundit. / Oversport.tv