Duket si çështje e kryer rinovimi i Lorenzo Pellegrini me ekipin e Romës. Kapiteni pritet të nëshnshkruaj sot një kontratë që e lidh atë me Romën deri në vitin 2026. Pas kontakteve pozitive në takimin që u zhvillua të martën e kaluar, tani ka ardhur drita jeshile nga Friedkin për rinovimin e Pellegrini.
Sipas mediave në Itali, kanë mbetur vetëm çështjet burokratike për të zyrtarizuar marrëveshjen që do të zgjaste edhe 5 vite të tjera martesën Roma-Pelegrini.
Me kontratën e re kapiteni i Giallorossi do të përfitojë rreth katër milionë euro plus bonuse, duke e bërë atë lojtarin e dytë me rrogën më të lartë në skuadër pas Tammy Abraham. / oversport.tv