Kapiteni shqetëson Vllazninë, Gurishta mungon ndaj Partizanit

Vllaznia do të luajë në 31 mars sfidën e vajtjes së gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë kundër Partizanit në “Elbasan Arena”.

Kuqeblutë po kryejnë përgatiten e fundit për këtë sfidë, por sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, kapiteni i shkodranëve Erdenis Gurishta do të mungojë në këtë ndeshje.

Mbrojtësi i djathtë mungon që nga sfida e fazës së tretë me Partizanin në kampionat. Edhe pse u mendua se do të ishte gati për ndeshjen e Kupës, shanset që të jetë në fushë janë të pakta, sepse ka ndier sërish dhimbje në gju.

Gurishta pritet të jetë mungesa e vetme, ndërsa nga dëmtimet janë rikuperuar Jonuzi, Latifi dhe Da Silva që do të jenë gati për “demat”. / Oversport.tv