Kukësi e nis kampionatin në transfertë, në një duel kundër Egnatias së drejtuar nga Gugash Magani. Në prag të kësaj sfide ka folur kapiteni i verilindorëve, Gjelbrim Taipi.
“Jemi ekip i ri dhe me trajner të ri, por objektivat janë të njëjta. Jemi pak lojtarë nga sezoni i kaluar. Kur nisi faza përgatitore ishte pak e vështirë, pasi erdhën gati 20 lojtarë. Gjithsesi trajneri ka bërë një punë të mirë, duke bërë që të integrohen shpejt”.
“Unë kapiten? Kam thënë edhe më parë se është kënaqësi të jesh kapiten i një ekipi si Kukësi, që ka luajtur në Europë. Ka pasur kapitenë si Musolli, Hallaçi, Shameti apo Agim Ibraimi.
Me të tjerët nuk kam mundur të luaj, por nga Ibraimi kam mësuar se çfarë do të thotë të jesh kapiten. Kam marrë gjëra të bukura dhe do të mundohem t’i zbatoj”.
“Gara? Herët për të folur për rivalitet. Të gjithë kanë bërë afrime dhe janë 7-8 ekipe ne garë për titull. Gjithçka do t’ia lëmë kohës”, ka përfunduar mesfushori Taipi, i cili nis sezonin e dytë me Kukësin. /oversport.tv