Kapllani: 0-2 nuk është rezultati real i sfidës, keqardhje për mënyrën si humbëm

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka folur për Oversport pas humbjes përballë Tiranës.

“Më vjen keq për mënyrën si shkoi loja. Sepse luajtëm mirë deri në minutën e penalltisë. Më vjen keq për mënyrën si humbëm, sepse 0-2 nuk është rezultati real i kësaj sfide.

Futbolli është lojë episodesh dhe duhet të harrojmë këtë humbje dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka thënë Kapllani, dukshëm i mërzitur për këtë humbje. / Oversport.tv