Kapllani: Fituam 1 finale, tani na presin edhe 35 të tjera

Në “TI BO GOL” ka komentuar takimin edhe trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani. Ai u shpreh i lumtur për fitoren e parë në Superiore si dhe tregoi objektivat për këtë sezon.

“Atëherë ishte një kohë tjetër dhe hera e parë që Erzeni militonte në superiore dhe ishte një entuziazëm. Rikthehem pas 9 vitesh në rolin e trajnerit, është një ndjesi e pabesueshme.

Duke parë që Vllaznia gjatë 3-4 viteve të fundit ka qenë pretendente për titullin kampion, mendoj se Vllaznia do t’i shkojë deri në fund të kampionatit pretendimeve për kampion.”

SEKRETI I FITORES- “Sekreti pavarësisht se ne filluam me shumë vonesë mbledhjen e ekipit, mendoj se lojtarët që afruam 95% janë risi. Kemi analizuar ndeshjet e fundit të Vllaznisë që ka luajtur në sezonin e kaluar dhe në Kupat e Europës. Mendoj se skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe ata janë aktorët dhe heronjtë e vërtetë të kësaj ndeshjeje.

OBJEKTIVAT- “Objektivat e Erzenit janë që të qëndrojë në Superiore dhe Erzeni ka 36 finale dhe sot ishte finalja e parë. Na presin edhe 35 të tjera.”

PËRBALLJA MË E VËSHTIRË- “Përballjen më të vështirë do ta kem me të tre trajnerët durrsak. Besoj me të gjithë do të jetë e vështirë, por është risi që nga 10 skuadra në superiore, 4 prej tyre drejtohen nga trajnerë durrsakë.” /oversport.tv