Kapllani vendimtar, Dinamo fiton miqësoren ndaj Pogradecit

Dinamo është spostuar në Pogradec prej disa ditësh, ku do të zhvillojë pjesën e parë të fazës përgatitore, deri në 27 korrik.

Blutë e kryeqytetit kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore kundër skuadrës së Pogradecit, të cilën e kanë fituar me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua nga Kapllani. Dinamo do të zhvillojë edhe disa miqësore të tjera gjatë qëndrimit në Pogradec. / Oversport.tv