Karius shënon supergol, partnerja e tij Diletta Leotta njofton se pret një fëmijë

Loris Karius ka arritur të shënojë golin më të bukur në karrierën e tij edhe pse është një portier. 29-vjeçari mori lajmin nga partnerja e tij Diletta Leotta se do të bëhet baba.

Prezantuesja italiane ka bërë të ditur në rrjetet e saj sociale se tashmë pret një fëmijë.

“Duhet t’ju themi diçka… Por a e dini tashmë? Shpërthejmë nga gëzimi! Unë dhe barku im.” – u shpreh Diletta në një video ku gjendej së bashku me ish-portierin e Liverpool. /oversport.tv