Ish gjyqtari anglez është kritikuar ashpër për pikpamjet e shfaqura ndaj arbitreve femra.
Duke folur për radio TalkSport të enjten, Clattenburg u pyet për arbitret femra nga lojtari i regbit Joe Marler. Përgjigja e ish arbitrit ishte befasuese pasi u përgjigj duke thënë se ato duhet të vendosin midis karrierës së tyre dhe të pasurit fëmijë:
“Problemi me gratë është se ato kanë një rrugë të vështirë nëse mbeten shtatzënë gjatë karrierës së tyre të arbitrimit. Kjo gjë mund t’i pengojë ato në rrugën e karrierës”.
Mirëpo komentet e Clattenburg nuk kaluan pa u vënë re nga publiku. CEO e “Women In Football”, Jane Purdon e kritikoi ashpër atë për pikpamjet që ka mbi këtë çështje.
Ndër të tjera ajo tha: “Mark Clattenburg gëzoi një karrierë të suksesshme si zyrtar ndeshjesh, por gjykimi i tij është shumë i keq kur bëhet fjalë për gratë gjyqtare dhe shtatzëninë.
“Gratë në të gjitha profesionet përballen me sfida në balancimin e punës dhe familjes. Kështu bëjnë shumë burra, por për burrat kjo nuk shihet kurrë si problem dhe burrat kurrë nuk pritet të zgjedhin midis këtyre të dyjave.” / oversport.tv
A statement from our CEO @JanePurdon on the comments by Mark Clattenburg in his talkSPORT interview this morning. pic.twitter.com/IFrfvE7XiJ
— Women in Football (@WomeninFootball) September 30, 2021