“Karta e fundit” e Dortmund, si po tenton ta bindë Haaland të rinovojë

Borussia Dortmund po provon çdo kartë të mundshme për të mos e humbur këtë verë sulmuesin Erling Haaland për shumë e 75 milion eurove.

Nga Gjermani raportohet se verdhezinjtë ofrojnë dyfishimin e pagës aktuale, që është 8 milion euro në sezon, me kusht që klauzola e largimit të aktivizohet në qershor të vitit 2023.

Një përpjekje e dëshpëruar kjo, pasi gjasat që Haaland të pranojë janë të pakta.

Gjithsesi duhet pritur, pasi gjithçka varet edhe nga klubet e tjera nëse i plotësojnë kërkesat financiare që ka dhe që nuk janë të ulëta. / oversport.tv