Kartoni i verdhë në derbi i kushton, Partizani humbet yllin e sulmit

Partizani të dielën luan kundër Egnatias dhe synon fitoren e parë në kampionat. Në këtë duel “Demat” duhet të bëjnë pa trajnerin Ilir Daja, i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

Shqetësim tjetër është dëmtimi i Ergys Kaçes, i cili ende nuk është gati. Për të mos mjaftuar mungesa e mesfushorit, Partizani nuk do të ketë ndaj Egnatias as një yll të sulmit.

Stenio Junior, braziliani i spikatur te skuadra kryeqytetase, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të japë kontributin e tij për Partizanin të dielën. / oversport.tv