Kastrioti Dermaku rikthehet me gol në Serie B, ndëshkon Brescian

Kastriot Dermaku është rikthyer në fushën e blertë me Leccen në Serie B dhe ka shënuar në ndeshjen e parë sezonale të tij.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ka ndëshkuar skuadrën e Brescia me një goditje me kokë pesë minuta pasi është futur në fushë.

Lecce gjithsesi nuk ia ka dalë të marrë pikët e plota në transfertë, pasi “Dallëndyshet” barazuan me Bisoli tre minuta nga fundi i ndeshjes. / oversport.tv