Kastrioti feston, mposht Skënderbeun dhe lë vendin e fundit

Është mbyllur sfida për javën e pestë te superiores midis Kastriotit dhe Skënderbeut, me krutanët që kanë gjetur fitoren e parë për këtë sezon.

Ata mposhtën korçarët me rezultatin e pastër 2-0 në një sfidë të dominuar kryesisht nga ekipi i Ramadan Ndreut.

Ka qenë mesfushori 23-vjeçar Arbër Basha ai që ka zhbllokuar takimin duke mposhtur portierin Rexhepi.

Performanca e shkëlqyer e portietit të Skënderbeut u zbeh vetëm në pjesën e dytë kur Basha çoi topin në rrjetë.

Ndërkohë, në fundin e takimit, rezultati u dyfishua nga i sapo futuri në fushë, Armando Rami. Mbrojtësi shënoi golin e dytë dhe të fundit të takimit.

Kështu, Kastrioti ka gjetur trepikëshin e parë të sezonit duke e zhytur edhe më shumë Skënderbeun në fundin e tabelës. Korçarët ndodhen tashmë në vendin e parafundit me tre pikë, një më shumë se ekipi i Laçit. / oversport.tv