Kastrioti mbyll me fitore vitin 2022, krutanët nisin pushimet

Kastrioti ka mbyllur me fitore vitin 2022. Krutanët kanë mposhtur 2-1 Korabin në sfidën miqësore që është zhvilluar në Kamzë.

Skuadra e teknikut Mema ka nisur zyrtarisht pushimet dhe do të rikthehet në fushë në ditët e para të janarit për të përgatitur sfidën e radhës në kampionat.

“Është mbyllur me një test miqësor ndaj Korabit viti 2022. Me dy golat e Grecës është mbyllur kjo miqësore e zhvilluar paraditen e sotme në Kamzë.  Skuadra pas miqësores është lënë pushim deri ditën e hënë dhe më pas do t’i rikthehet përgatitjeve për përballjen e radhës në kampionat”, shkruhet në postimin e klubit krutan. / Oversport.tv