Kastrioti mposhtet nga Drita, Laçi nuk fiton as kur zhbllokohet Guindo

Ditë ndeshjesh miqësore sot dhe në fushë kanë zbritur dy ekipe të Superiores. Laçi është ndeshur me Erzenin e Nevil Dedes dhe ka barazuar 2-2, edhe pse pjesën e parë e mbylli në epërsi.

Guindo ndëshkoi dy herë skuadrën nga Shijaku, që u kundërpërgjigj me Ymerin dhe Raboshtën, lojtarë këta që kanë luajtur edhe në elitë më parë.

Në Durrës Kastrioti është përballur me Dritën e Gjilanit dhe këta të fundit kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0.

Agim Zeka, ish-sulmuesi i Skënderbeut, ndëshkoi krutanët i pari, kurse golin e dytë e realizoi Marko Simonovski.


Kastrioti-Drita 0-2
Shënues:
Zeka 25’, Simonovski 58’

Erzeni-Laçi 2-2
Shënues:
Ymeri, Raboshta / Guindo (2)


/ oversport.tv