“Katalanasi” që luan me Shqipërinë, Balliu: Në fillim s’dija gjuhën

Ka lindur në Malavella në ditën e parë të vitit 1992 dhe debutoi me kombëtaren shqiptare në vitin 2017. Ky është rasti kurioz i Ivan Balliut, lojtarit të Rayo Vallecanos, i cili është formuar dhe rritur në akademinë e Barcelonës. Federata shqiptare bëri gjithçka për ta pasur në ekip dhe për ta pajisur me pasaportë. Është interesant fakti që më shumë sesa 4000 qytetarë në Shqipëri kanë mbiemrin Balliu. “Më vinin shumë mesazhe nga shqiptarët përpara disa vitesh dhe nuk e kuptoja arsyen”, tregonte Balliu për “Sport.es”. FSHF nisi kontaktet me Ivanin kur ishte duke luajtur me Metzin. Babai dhe gjyshi i tij kanë prejardhje shqiptare dhe kjo gjë e motivoi djaloshin për të veshur ngjyrat kuqezi.

Balliu kurrë nuk kishte shkelur në tokën shqiptare, deri në ditën që u grumbullua nga Shqipëria. “Përshtatja nuk ishte aspak e lehtë. Kam fatin që flisja anglisht dhe frëngjisht. Shumë futbollistë të Shqipërisë luajnë në Serinë A dhe për gjuhën nuk pati asnjë problem”, shpjegon ai. Te Shqipëria luan me Rei Manajn, i cili në verë ishte personazhi kryesor në Barcelonë.

Fati donte që Ivan Balliu të debutonte zyrtarisht kundër Spanjës. Ndodhi në tetorin e vitit 2017 dhe “La Roja” fitoi 3-0. Balliu luajti në pjesën e parë duke u përballur me Albën dhe Piquenë. /oversport.tv