Lajm i bujshëm nga Spanja. “As” raporton se portieri i Manchester United David De Gea nuk do të marrë pjesë në Botëror. Kjo ka qenë zgjedhja e teknikut të përfaqësueses spanjolle Luis Enrique.
Portieri 31-vjeçar nuk u përfshi në listën e 55 lojtarëve që tekniku ka dërguar në FIFA. Portierët e përzgjedhur nga is h-trajneri i Barcelonës janë Unai Simon, Robert Sanchez, David Raya dhe portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga.
Gardiani i Manchester United është përzgjedhur më parë për kombëtaren e Spanjës në Euro 2016 dhe Botërorin 2018. Kësaj radhe mesa duket David De Gea nuk i ka përmbushur pritshmëritë e teknikut Luis Enrique për të qenë pjesë e Botërorit 2022. /oversport.tv
Foto: Selección Española de Fútbol, Twitter